Këngëtaren e njohur Big Mama kohëve të fundit e shohim tejet aktive nëpër dasma e ahengje të ndryshme familjare.

Këngëtarja simpatike është shumë aktive në rrjetet sociale dhe pothuajse çdo natë poston fotografi nga performancat e saj në dasma.

“Zoti mos me lasht pa ju.Ju flm Gostivari per besimin dhe dashurin qe keni ndaj meje ju duaa pa fund serisht sot ne Gostivar te familja Fazlij ❤????”, kishte shkruar Bigu.

Por ajo që bie në sy është pamja e Bigut.

Që kur ka realizuar operacionin Bigu çdo ditë e më shumë ka mahnitur fansat me ndryshimin e saj në peshë.

Në disa fotografi të fundit nga dasmat, Bigu vë në pah linjat trupore ku duket shumë bukur.