Në parlamentin e Turqisë, gjatë debatit për kompetencat e reja kushtetuese për president ka ndodhur një rrahje masive mes deputetëve, shkruan Koha.net.

Me ndërrimet kushtetuese zgjerohen kompetencat e kryetarit dhe me to Rexhep Taip Erdogan mund të emërojë e shkarkojë ministra, të zgjedhë udhëheqjen e partisë dhe të kandidohet edhe dy herë nga pesë vjet si kryetar i shtetit.

Për ndryshimin e Kushtetutës duhet përkrahja e së paku 330 deputetëve nga 550 sa ka në Kuvend.