Nga zënka verbale shpërthen në përleshje masive në një kafene në Tetovë, ku si pasojë e përleshjes dhe goditjeve me sende metalike mbeten të plagosur disa persona, përfshirë edhe të pafajshëm.

Sektori për punë të Brendshme Tetovë ka ngritur padi penale kundër personave me inicialet A.R. (32), E.Z. (33), B.N. (32), M.G. (22), F.D. (20) dhe C.D. (18) për kryerjen e veprës penale “dhunë”.

Siç raporton policia e Tetovës, me datë 4 të këtij muaji, në një objekt hotelierik në Tetovë, pas një mosmarrëveshje verbale të mëparshme ndërmjet S.D. dhe A.R., ka shpërthyer përleshja fizike, në të cilën janë përfshirë edhe të denoncuarit e tjerë, ndërsa janë përdorur edhe pjesë metalike dhe pjesët e inventarit nga objekti kafenesë, që me lëndime përfunduan edhe disa nga mysafirët e pranishëm në objekt./TetovaSot