Ekipi i zjarrfiksave nga Kumanova, i udhëhequr nga komandanti Vidan Trajkovski sot shpëtuan një fëmijë 12 vjeçar e cila ishte përpjekur të zbresë nga ballkoni i ndërtesës në të cilën familja e saj jetonte.

Rastin në njësinë e zjarrfiksave në Kumanovë e denoncoi fqinji i fëmijës, i cili vuri re se ajo ishte duke u përpjekur të zbriste nga ballkoni.

“Menjëherë kemi shkuar në vend me tre kolegë dhe me shkallë kemi ulur fëmijën në tarracën poshtë tyre. Fëmija ishte i padëmtuar dhe u pranua nga prindërit e tij”, tha Trajkovski.

Ai thotë se fëmija ishte i frikësuar dhe ka menduar se një hajdut trokiti në derën e banesës dhe u përpoq të ikte duke zbritur nga ballkoni.