Në dhomën tuaj të gjumit apo zyrë, myku ka pushtuar muret dhe ju ende nuk keni bërë asgjë për ta parandaluar? Kjo do ti kushtojë shumë shëndetit tuaj!
A e dini se lagështia e ambjentit ku ju kaloni kohën më të madhe të ditës mund t’ju cojë deri në zhvillimin e sëmundjes së astmës?
Simptomat që mund t’ju shfaqen janë lodhja, marrje mendsh, ethet, gripi, hemoragjia e hundëve, dhembja e kokës, të vjellja dhe diarreja.

Më delikatët ndaj mykut janë personat e moshuar dhe personat e sëmurë nga sëmundjet e zemrës, të enëve të gjakut, të organeve të frymëmarrjes, tuberkulozit, reumatizmës dhe astmës. Nuk përjashtojmë fëmijët të cilët nëse ekspozohen në këto ambiente janë të predispozuar të sëmuren nga frymëmarrja.

Si ta parandalojmë shfaqjen e mykut
Muret në të cilat myku ka gjetur habitatin e tij, duhen tharë me patjetër, në mënyrë që të parandalohet përhapja dhe avancimi. Nëse ju jepet mundësia ta lyeni, mos e mendoni dy herë!
Gjithashtu ajrosja e përditshme e dhomës do të mund të parandalonte sadopak përhapjen e mykut.