Informacioni hidrologjik javor nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH) tregon rritje të nivelit të ujit në krahasim me mesatare e muajin qershor te lumenjtë Pçinja tek Banjat e Katlanovës, Vardari tek Demir Kapia dhe në Veles, Bregalnica në Shtip dhe Crnareka tek Novaci.

Nivel më të ulët nga mesatarja për muajin qershor kanë Vardari në Jagunovc dhe tek Zajçev rid, Treska në Makedonski Brod, Krivareka në Kriva Palankë dhe Drini i Zi në Llozhan.

Niveli i Liqenit të Ohrit është dy centimetra mbi mesataren e lejuar, ndërsa Dojrani është tetë centimetra mbi mesataren e lejuar, informojnë nga DPH.