Vitin e kaluar kanë ndodhur gjithsej 13 sulme ndaj policëve të Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) të Tetovës që mbulon edhe Gostivarin, ku janë përfshirë 16 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky numër paraqet rritje, krahasuar me vitin 2016, kur kishte vetëm nëntë, bëri të ditur Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB të Tetovës.

Ai sqaroi se të gjitha rastet janë zbardhur dhe për këto raste janë ngritur 14 kallëzime penale. Sulmuesit ishin të rritur, kurse sulmet kanë përfunduar me një të lënduar rëndë, dhe 18 lëndime të lehta.

Gjatë vitit të kaluar ka patur 29 raportime për fyerje dhe shpërdorime të zyrtarëve të autorizuar, kryesisht policë.