E diela është përgjakur në Teksas, dhe të paktën 27 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë të lënduar, pasi një person ka shtënë me armë zjarri në një kishë në juglindje të Teksasit.

Numrin e të vdekurve e ka konfirmuar një komisioner i policisë, raporton BBC.

Mësohet se sulmuesi ka hyrë në kishë rreth orës 11:30 (koha lokale), në një Kishë Baptiste në shtetin Vilson dhe ka filluar të shtënat.

Policia ka thënë se pas sulmit është vrarë edhe agresori.