Moderatorja Amarda Toska është në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin e kishte bërë të ditur bashkëshorti i saj, shoumeni Ermal Mamaqi përmes një fotografie në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Deri tani, Ami i ishte shmangur ekspozimit të barkut të fryrë, kurse tani nuk mund ta fshehë më pasi shtatzënia ka filluar t’ia ndryshojë linjat trupore.

Në Instagram, Ermali ka publikuar një foto bashkë me Amin dhe mysafiren e tyre siç e quajti Ermali speciale dhe që ishte këngëtarja Nora Istrefi.

Që të tre shkëlqenin në këtë imazh, por ishte Ami ajo e cila dukej për mrekulli me buzëqeshje në fytyrë dhe me barkun e fryrë.