Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Shëndetit Publik, në periudhën prej 13 deri më 19 korrik është regjistruar rritje e numrit të viktimave nga Covid-19 në krahasim me javën e kaluar.

Janë regjistruar 44 raste që kanë përfunduar me fatalitet, respektivisht janë regjistruar 8 viktima më tepër se në periudhën e kaluar. Numri më i madh i viktimave janë persona të moshës mbi 60 vjeçe. Në 41 raste është regjistruar vdekje në kushte spitalore, ndërsa tre raste kanë përfunduar me fatalitet në kushte shtëpiake. Tek 35 viktima, gjegjësisht 79.5 për qind prej rasteve kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Nga rastet që janë hetuar në mënyrë epidemiologjike, në spital janë shtruar 88 persona ose 9.5 për qind e të infektuarve të rinj, që është një rënie prej dy përqind në krahasim me javën e kaluar, tek 275 të infektuar të rinj ose tek 29.5 për qind janë regjistruar komorbiditete, kjo nënkupton rritje për dy përqind krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raport.

Në raport thuhet se është ulur numri i rasteve të reja dhe rasteve të shëruara.

Gjatë kësaj periudhe, ka ndryshim në strukturën e moshës së pacientëve të rinj në krahasim me javët e kaluar.

Numri më i madh i të infektuarve të rinjë është regjistruar tek personat mes moshës 30-39 vjeçe (20,4 për qind) dhe tek personat mes moshës 50 dhe 59 vjeçe (19,7 për qind).

Numri më të ulët të të infektuarve të rinj ka tek fëmijët deri në moshën 9 vjeçe 2,2 për qind dhe tek grupmosha 10 deri në 19 vjet, 3.5 përqind, thuhet në raportin e ISHP-së.