Lidhja e Sindikatave javën e ardhshme do të njoftojë se cili është qëndrimi i tyre për rritjen e pagave në sektorin publik. Në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm, paga më të larta parashihen për shëndetësinë, mbrojtjen dhe arsimin.

LSM apelon dhe inkurajon Qeverinë e Maqedonisë dhe ministrin e Financave, Dragan Tevdovski që në periudhën e ardhshme të fillojë me përforcimin e dialogut social me sindikatat, me qëllim që sa më lehtë të tejkalohen disa situata dhe të krijohen kushte për rritjen e pagave në sektorët e tjerë”. Mile Boshkov nga Konfederata e Punëdhënësve konsideron se është mirë që Qeveria është fokusuar në këto sektorë, por megjithatë rritje patjetër të ketë në mënyrë lineare tek të gjithë punonjësit administrativ. Nuk përjashton mundësinë se hapi i këtillë i Qeverisë që ta përqendroj rritjen vetëm në tre sektor, të shkaktojë pakënaqësi tek punonjësit e tjerë të sektorit publik.