Shpenzimet e jetesës në janar krahasuar me janarin e vitit të kaluar është rritur për 1,1 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2,3 për qind. Në janar të këtij viti, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar shpenzimet  e jetesës janë ulur për 0,4 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me 0,1 për qind

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë rritje të shpenzimeve të jetesës në janar të këtij viti, në krahasim me muajin e kaluar te frutat të freskëta  për 2,6 për qind, peshku dhe prodhimet e detit për 1,3 për qind dhe vezët për 0,3 për qind.

Në janar, gjithashtu, rritje të shpenzimeve të jetesës është evidentuar edhe te lëndët  djegëse për amvisëritë  për 10,4 për qind, pajisjet e telefonit  dhe faks pajisjet për 9,8 për qind, lëndë djegëse të lëngshme dhe lubrifikantet, si pjesë e pajisjeve për mjete personale për transport për 2,7 për qind gjësende të tjera personale për 2,5 përqind, kopshte, bimë dhe lule për 2,4 për qind, manarët dhe prodhimet e ngjashme për 2,2 për qind. Te shërbimet për mirëmbajtjen e banesës, paket-aranzhmaneve turistike është rritur prej 1,2 për qind, pjesët rezervë dhe pajisjet për transport vetanak për një për qind, qiramarrjet dhe makinat për 0,7 për qind, disqet, kasetat, filmat për 0,5 për qind, qarkullimi rrugor për 4,4 për qind, medikamentet për 0,3 për qind, shërbimet e tjera të lidhura me banesën të papërmendura të vend tjetër, prodhimet e tjera mjekësore, mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve, stoli dhe orë për 0,2 për qind.

Shpenzimet e jetesës në janar krahasuar me dhjetorin janë ulur  për 3,7 për qind, pastaj vijojnë produktet e tjera të furrës  për 3,6 për qind, perimet e ngrira, përveç patateve dhe frutave të tjera për 3,2 për qind, produktet e tjera të qumështit për 2,4 për qind, miell dhe drithëra të tjera për 2,2 për qind, perime të thata, të konservuara dhe perime të tjera të përpunuara për 1,5 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat, pijet jo-alkoolike për 0,9 për qind, orizi dhe mishi për 0,5 për qind, qumësht, djathi dhe gjiza për 0,3 për qind, vaji për 0,2 për qind.

Gjithashtu, ulje e shpenzimeve të jetesës është vërejtur  edhe te shërbimet spitalore për 10 për qind.