Rruga e vdekjes. Kështu e quajnë banorët e Trubarevës rrugën në të cilën çdo ditë kalojnë. Rruga është e drejt, ndërsa shoferët e pakujdesshëm vozisin me shpejtësi të lartë. Banorët thonë se makina lëvizte me mbi 160 km. Të dielën e kaluar nga një makinë që kishte humbur kontrollin, humbën jetën një fëmijë i moshës 10 vjeçare dhe një persona 40 vjeçarë. Ata duke qëndruar në trotuar u shtypën për vdekje. Banorët tashmë kanë humbur durimin me çka janë detyruar të dalin në protesta.

“Nuk është vetëm Idriz Kerimi dhe Valton Bytyqi, është edhe Abib Veliu dhe Ramiu, katër persona janë të vdekur në këtë rrugë. A ka pasur edhe më herët incidente të tilla? Po ka pasur më herët, janë mbi 20 të lënduar këtu ka rreth meje që janë persona të lënduar nga aksidentet edhe babi im është i lënduar në këtë rrugë”, tha Faruk Demiri-banorë”.

Banorët kërkojnë që të ketë shtim të policisë rrugore, të ketë radar, dhe të kontrollohet më shpesh kjo rrugë që të mund të vetëdijesohen shoferët.

“Gjithsesi edhe në Trubarevë mund edhe sot të shkoni dhe të shikoni që ka policë në atë vend. Vetëm të ju tregoj se dje në territorin e komunës së Butelit kemi mbi 140 sanksione. Ministra e punëve të brendshme edhe ditëve tjera edhe më tej zbaton këto masa restriktive”, tha Toni Angelovski-zëdhënës – MPB-së.

Sipas kumtesave të Ministrisë së punëve të brendshme vetëm në dy ditët e fundit në qytetin e Shkupit 151 qytetarë kanë shkelur shpejtësinë e lejuar.