Komunikacioni nëpër Maqedoni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në pjesën perëndimore të shtetit në disa vende me mbetje të borës së qullët.

Siç informon NP “Rrugët e Maqedonisë”, borë me intensitet të dobët po bie në Kriva Pallankë, Strazhë, Mavrovë dhe Dibër. Në disa akse të cilët kalojnë nëpër fushëgropa dhe gryka është e mundur paraqitja e shembjeve më të imëta. Rekomandohet vozitje e kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë.

Ekipe kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” vazhdimisht janë në terren dhe po i mirëmbajnë të gjithë akset të kalueshme. /Fol/