Shkruan: Besa Kadriu

Tek ne shqiptarët një thënije popullore thotë:

“ Edhe patriotë edhe hajdutë nuk mund të jesh në të njejtën kohë” ( Thënije popullore) !

Ditëve të fundit, për shqiptarët e Maqedonisë, mëngjeset zbardhën ndyshe. Mjegullira e natyrshme e kohës me shi që po na shoqëron, sikur ka lexuar çdo zemërim tonin.
Jo vetëm tani, por kësaj rradhe më tepër se kurrë, jemimë se të bindur se të qenurit pjesë e kësaj shoqërie dhe këtij vendi, nuk është e lehtë. Aq më tepër kur për këto procese dhe sendërtimin e kësaj shoqërie me gjenerata  tënjë pas njëshme , shqiptarët në Maqedoni po mundohen të kontribojnë në baza të një rruge shumë paqësore  për të drejtat e tyre.
Sadoqë këto procese që nga periudha e viteve të 90 ta, me fillimin e pluralizmit politik u besua se gjërat do të kishin një formë dhe qasje ndryshe nga ish sistemi i Jugoslavisë, rëndom, përvojat flasin për një praktikë tjetër.
Ashtu siç janë aktuale tendencat e ndërimeve të pushteteve sot, të këtilla ishin edhe para shumë viteve, që në kohërat kur ne si fëmijë, ndoshta nuk kuptonim rrolin dhe funksionin e politikanëve  të asaj kohe, por dinim që brenda këtij shteti krahasuar me vendet tjera gjërat nuk ishin duke shkuar në vijën  e duhur. Përderisa të drejtën për arsim dhe kulturë e aritëm në situata të dhunshme, apo të drejtën për tu kunsideruar si qytetarë të këtij vendi, u desh si pasojë tëndodh konflikti i vitit 2001. Problemet nuk u zgjodhën, akoma sot, shumë çështje ngelen pezull dhe zvariten. Për më tepër se kaq, të këtilla procese na kanë ndjekur edhe sot e kësaj dite.
Sadoqë kanë kaluar gati më se njëzet vite nga “çrrënjosja” e një sistemi të së kaluarës, ngjarjet e fundit dëshmojnë se kjo është një përvojë e cila vjen në shprehje sa herë që duhet të vijnë në pushtet të majtë e të djathë; Të orientuar më pak e të tjerë më shumë ndaj konfrontimit me çështjen e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.
Sa here që ka tendenca të ndryshimeve, vijnë e shkojnë pushtete në Maqedoni, konsiderohet se kush më shumë do të shfrytëzojë përmirësimin e raporteve nëdretnike, apo edhe të luaj në rrolin e jë politikani, në bllokun politik maqedonas, pozicioni i të cilit do të ishte i orientuar sa më shumë negativisht në raport me pozitën e shqiptarëve, për ti dhënë elektoratit politik maqedonas një vendosshmëri rreth proceseve se si do të vijojnë më tej.
Të bindur dhe njohur me këto rrethana të cilat janë tanimë pjesë e praktikës së mënyrës së realizimit të porceseve politike në Maqedoni, si duket këtij diskursi politik tanimë i erdhi fundi.
Maqedonia, si vend i Ballkanit perëndimor, me një pozicion të përplasjeve gjeopolitike në mes bllokut politik rus dhe politikës së evropës perëndimore, u kuptua që nuk arriti të luaj një rrol strategjik në mes:
–    Definimit të qartë në rradhë të parë të shtetit që në fillimet e para të pavarësisë;
–    Mungesa e theksuar e përcaktimit të shtetit multietnik që në aspektin e përmbajtjes së normës më të lartë juridike kushtetuese akoma sot është e mangët;
–    Trajtimin e drejtë dhe të barabartë të shqiptarëve në institucionet e shtetit apo në nivel shtetëror;
–    Dhe një sërë segmentesh të tjera të cilat flasin për mungesë të theksuar të funksionimit të mirëfilltë të shtetit demokratik , mungesës së theksuar të kapaciteteve institucionale të cilat do të funksiononon në mënyrë transparente dhe profesionale.
Me rritjen e interesimit të subjekteve të orientuara kah focat eksktermiste të politikëbërrjes vetëm e vetëm për të përmbushur apetitet e garniturave dhe klaneve të qeverisë që tanimë për opinionin e brendshsëm dhe atë ndërkombëtar janë formë jo e dëshirueshme qeverisëse. Këto tipare tanimë e kanë një emër, forma diktatoriale, të cilat shtetet apo fuqitë e mëdha të një demokracie të mirëfilltë i luftojnë ato.
Ishte edhe fati i ynë si shqiptarë që të përballemi me këto forma të qeverisjes, të cilat të gërryejn dheun nën këmbë për të vendosur mbi kurrizin e popullit formën e qeverisjes tanimë të dështuar.
I ndërtuar si shtet, nën formën e një sistemi të ndryshkur të drejtësisë, nuk mundi as edhe vetë fjala drejtësi të jetë pjesë e një gjyqësie për të cilën simbolika e peshores valëvitej çdo ditë nga figura që vetë ishin kontradiktorët më të mëdhej të cilët e shtrembëronin drejtësinë.
Nga dy e më tepër vite,  sapo kalon vendi në një krizë të thellë politike, të vështirë e kanë edhe ndërkombëtarët për të gjetur modusin e një ndërmjetësimi të arsyeshëm dhe forme të përshtatshme politike, për ti dhënë një shans tjetër që do të ishte formë e favorshme për Maqedoninë si shtet, duke kontribuar kështu edhe në mbarëvajtjen e proceseve politike këtu në Ballkan.
Në mungesë të një politike të mirëfilltë konstruktive nga pala maqedonase e pushtetit për dallim nga ata,  shqiptarët kanë luajtur një rrol shumë konstruktiv, duke mos lejuar që kjo situatëtë merr trajtat  e një konflikti ndëretnik  i cili në këtë rast do të ishte shumë i dëshirueshëm që ta nxjerrë jashtë kontrollit situatën e për ti fajësuar shqiptarët për këtë.
Këto anomali të këtij sistemi, që dukshëm janë të dështuara dhe në kundërshtim me çdo formë të një shteti modern të qeverisjes, e aq më tepër të një vendi me statusin kandidat të proceseve të anëtarësimit në Unionin Evropian, tanimë çdo tentative e kësaj natyre bie në ujë.
Në një situate si kjo, kur kryeministri dhe autoritet tjera të dikastereve të larta të pushtetit shtetëror janë të njollosura në zinxhirin apo rrjetin e krimeve të organizuara, apo kur pjesë të autoriteteve të pushtetit rezultojnë të jenë pjesë e krimit, sdo mend se është e vështirë që të dërozohet pushteti.
Kryetari i shtetit, kjo figure e kësaj garniture politike, e njohur tanimë për një kohë të gjatë si figura më e dështuar e politikës në Maqedoni, edhe një herë dëshmoi se në mungesë të një kompetence të favorshme e cila do ti shërbente institucionit të presidencës në kushtet dhe rrethanat e Maqedonisë, zgjodhi formën më destruktive të të qenurit politikani më i dështuar i kohës që po jetojmë, apo ndryshe, në një version  të modifikuar Kadarean do të njihej si “ Gjenerali i ushtrisë inekzistente”.
Kjo formë e të vepruarit në kushtet  dhe rrethanat e një politike si kjo tek ne, morri kahje edhe shumë më ekstreme në fundin e prillit të 2017, kur duhet të zgjidhej edhe kryetari i Parlamentit Maqedonisë, shqiptar.
Parametrat e kësaj politike sot i morri vesh edhe bota mbarë sado që faktori ndërkombëtar e kishte lënë që për një kohë të gjatë këto probleme të krizës politike në Maqedoni të  zgjidhen brenda vetë strukturave të vendit, aktorëve politik vendor, por si duket kjo tezë nuk funksionoi.
Ky pushtet tani më jemi të bindur se vepron në bindjen e të qëndruarit në pushtet me çdo kusht, duke bartur mbi supe të gjitha veprat kriminele dhe të penalieteve të tjera të cilat ky pushtet mëton ti ketë si pjesë të përvojës së tij, gjëra këto të cilat nuk lejojnë edhe funksionimin e lirshëm të sistemit të së drejtës, bie fjala të punës së Prokurorisë Publike Speciale e cila ka në duar zbardhjen e të gjitha veprave kriminele.
Shtetndërtimi dhe konsolidimii nivelit të demokracisë në këto vende të Evropës sot janë përballë një sprove. Qeveria në ikje,në këtë rast brenda  tensioneve të krijuara politike, shfrytëzon edhe nxitjen e problemeve ndëretnike apo provokon edhe tensione të karakterit ndëretnik, ndërton një projekt të korruptuar dhe jo stabil për ti ikur uljes në një tryezë të përbashkët me shqiptarët dhe qartësimin e problemeve.

Të bindur që këto forma të aktrimit në skenën politike të cilat nuk janë nuk janë të favorshme apo edhe jo aq të dëshirueshme për faktorin ndërkombëtar do të përfundojnë nën kthetrat e grilave të burgjeve dhe do të japin llogari përpara organeve të dejtësisë për të bëmat e tyre.
Kohë më parë,  me iniciativën e liderit të Lëvizjes për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare, Zot. Ziadin Sela i cili shquhet për guximin e të thënurit troç të gjendjes politike dhe realitetit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, ndodhi edhe aritja e bashkimit të forcave politike të shqiptarëve në Maqedoni, në një platformë të vetme, për ti bërë të qartë opinionit se:
Kur flitet për aspiratat e përbashkëta të shqiptarëve, ne tejkalojmë ideologjitë e subjekteve politike që përfaqësojmë dhe qëndrimi ynë në këtë rast është unik. Andaj, ashtu edhe rrodhën proceset…
Shqiptarëve në Maqedoni, ju desh kohë që brenda kësaj periudhe pos të bashkojnë aspiratat e tyre, në mes subjekteve politike, duke i ofruar ato në një Platformë të përbashkët politike,  së cilës nga debatet e fundit në parlament,  do ti mvishen epitete nga më të ndryshmet nga partia tanimë në ikje ( parti kjo e njohur si pjesë e cila ka uzurpuar pushtetin dhe ka ngërthyer nën qëllimet e saja, njerëzit më kriminelë, oligarkët dhe mafian e këtij shteti), duke shkuar deri në ato skaje të qëndrimeve ekstremiste dhe duke e quajtur atë, si Platforma e Tiranës, vetëm e vetëm se ishte takimi i rradhës që bëri bashkë liderët shqiptarë të Maqedonisë,  në kryeqendrën shqipatre, në Tiranë të cilët përmes kësaj forme të shkruar të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni i kishin vendosur në një Deklaratë të përbashkët dhe e cila kishte një mesazh me një vision shumë madhor.
E kobshme ishte nata e 27 prillit, kur u sulmuan edhe në ambientet e organit ligjdhënës, Parlamentit të Maqedonisë, deputetë, dy liderët e partive  opozitare, të shqiptarëve dhe maqedonasve, ku në shënjestër të këtyre sulmeve ishte edhe Zot. Sela. Kjo formë e sjelljes agresive dhe makabre e autoriteteve qëna asociojnë në kohëra të vështira, të cilat i kanë realizuar popujt gjenocidal për të shuar zërin e së drejtës dhe për ti dhënë sinjalin e botës mbarë se cila është e vërteta e hidhur e Maqedonisë, nga kush pushteti po uzurpohej. Por nuk do të ndalojë këtu aspiratat tona.
Të qenurit edhe anëtare e Komitetit të Paqës në Tetovë, mu desh që ditën e nesërme të jap opinionin përmes nje konference në Skype që koinçidoi me realitetitn e gjendjes këtu tek ne.
Si pjesë e kësaj konference, mbrojta vlerat fundamentale të demokracisë, në emër të Komitetit të Paqës, dënuam ashpër sulmet dhe ngjarjet makabre që ndodhën një ditë më pare dhe dëshmuam edhe një herë se ne vëretë jemi popull paqedashës që duam këto vlera të lirive dhe të drejtave të njeriut të vendosen në rrugë institucionale dhe të mbrohen njëkohësisht nga ato.

Ky skenar i përgaditur me kohë për qëllime të klaneve dhe shërbimeve të këtij pushteti, e treguan edhe njëherë se cili është qëllimi i tyre. Të vonshme ishn edhe reagimet nga shërbimi i rendit, (policia) për të ndërmarrë hapat e duhur drejt mbrojtjes së pengjeve në parlament. Aq më tepër edhe reagimet të cilat vijnë nga autoritetet kompetente për dënimin dhe kapjen e aktorëve të kësaj skene të përgjakshme, por besoj që nuk do të ndalojnë këtu autoritetet kompetente.
Sado që ditëve të fundit ka reagime nga më të ndryshmet, të tipit, pse nuk dilet në rrugë dhe të protestohet për këto ngjarje që ndodhën këto ditë:
Si anëtarë dhe simpatizantë të LR PDSH së nuk heqim dorë nga mllefi, për ndëshkimin e paskrupullt ndaj kryetarit  Ziadin Sela, por, presim edhe ca ditë që me shërimin e plagëve të vazhdojnë ndëshkimet e oligarkëve të porositur të Gruevskit të cilët sa vijnë e shtohen dhe na shtojnë mllefin kur dëgjojmë se ende janë të lirë dhe nuk qëndrojnë prapa grilave. E jona është që edhe kësaj here të përcjellin mesazhin e kryetarit tonë Zeadin Sela  i cili me urtësinë e tij na porosit që të jemi të kujdesshëm sepse veprimi ynë nuk është sot për nesër, por në vazhdimësi do të kërkojmë, pa hequr dorë nga kërkesat tona, të cilat janë pjesë e standardeve për barazi dhe trajtim të barabartë për të gjthë njëlloj.
Kemi zgjedhur si opcion rrugën paqësore, ajo që na dallon edhe nga oponentët politik dhe gjithnjë kësaj ideologjie do ti qëndrojmë pas, duke ndejkur alternativën e cila çon kah zgjidhja e çështjeve të shqiptarëve në Maqedoni në rrugën institucionale dhe paqësore. Të aspirosh më të mirën për shoqërinë tënde dhe ta mbrosh atë me gjak, nuk është e lehtë, andaj çdo vepër e figurave të politikanëve të shqiptarëve në Maqedoni që kanë tendencë të këtillë janë një pishtar që ndrit një hap për ta nriçuar të ardhmen e kësaj shoqërie. Atje ku sot aderon bota mbarë në strukturat e BE së dhe vendeve të Paktit të Atlantikur verior. Këto tendenca dhe apsirata duhet të pëcillen dhe nga gjeneratat që vijë pasdhe ta ndihmojmë këtë proces për ta drejtuar timonin e kësaj force drejt vlerave të mirëfillta të shoqërisë të cilën si të tillë duhet ne ta ndërtojmë me të gjitha kapacitetet dhe potencialet që disponojmë dhe duke e parandaluar formën e dhunës dhe krimit që aktualisht po mbizotëron ndaj ne.
Një mallkim për ata ogurë që lënduan figurën e Ziadin Selës:
Hijenat do t’ju ndjekin kudo që të ndodheni,
Çdo çast që frymoni mbi këtë tokë,
Qoftë mallkim nga Zoti, për ju.