Gjatë takimit të realizuar me intelektualë dhe profesorë univerzitarë sot në Tetovë, dy liderët Ziadin Sela dhe Bilall Kasami takuan edhe ish liderin e RDK-së, njëherit edhe kryetarit të Gostivarit të cilit pushteti antishqiptar ia vjodhi mandatin. Rufi Osmani edhe njëherë mbështeti hapur angazhimin politik të Aleancës për shqiptarët dhe Lëvizjes Besa. Ai poashtu mbështeti dhe ju ofroi ndihmë kandidatëve për kryetar të Tetovës dhe Strugës, Bilall Kasami gjegjësisht Ziadin Sela.

Bashkëpunimi mes ASH dhe BESA ka rikthyer shpresën e shqiptarëve për një jetë më të mirë dhe cilësore.

Më 29 Tetor pritet që në këto dy qytete të korrin fitore historike Ziadin Sela dhe Bilall Kasami./tetovajone/