Profesori dhe ish-kandidati i RDK-së, Rufi Osmani dhe opinionisti politik, Alajdin Demiri, sonte (18 tetor) në emisionin ‘Fol Tash’ kanë debatuar rreth zgjedhjeve lokale dhe rezultateve, si dhe koalicionet ndërmjet partive shqiptare, shkruan Fol.

Në lidhje me diversitetin e kuadrove të BDI-së, Rufi Osmani, ka thënë se duhet të ketë ndryshime politike të kuadrove të ri, duke marrë parasysh se BDI, të njëjtit njerëz, i bën herë deputet, herë ministra, e kështu me radhë. Osmani ka pohuar se është pro ndryshimeve dhe se kjo politikë duhet të ndryshojë me votën e lirë të qytetarëve.

Nga ana tjetër, opinionisti Alajdin Demiri, ka thënë se PDSH është parti në shkrirje dhe ndoshta nuk ekziston. Ai në lidhje për BDI-në ka theksuar se BDI nuk ka votues real por emocional. Ai bashkimin e partive të shqiptarëve dhe pengesat për mosbashkim i ka cilësuar si pengesa të shërbimit sekret, gjegjësisht partitë në vendet ku janë shqiptarët të zihen dhe të akuzohen ndërmjet vete.