Rufki Suma konsiderohet kryetari më i sukssesshëm i një komune në Kosovë. Ai është i vetmi kandidat i pavarur që pa konkurrencë fiton zgjedhjet një pas një në Han të Elezit.

Mirëpo edhe pse është kandidat i pavarur, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit Suma do të përkrahë Lëvizen Vetëvendosja, shkruan Gazeta Lajm.

Përkrahja e tij pritet t’i sjellë VV-së fitore bindëse në komunën e Hanit të Elezit, duke pasur parasysh autoritetin e madh që ai gëzon në këtë komunë. Bashkë me Sumën, VV-në në Han të Elezit do ta përkrahin edhe gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).