Në Maqedoni dhe në vende të tjera të rajonit është duke u zhvilluar një betejë mes partive pro ruse, të cilat synojnë destabilizim dhe kaos si dhe partive pro perëndimorë të cilat synojnë proceset euro-integruese.
Në Shkup, kemi akoma një parti maqedonase ultranacionalite, e cila po i fryn skenarëve për ta destabilizuar vendin.

Skenat e para disa ditëve në Parlamentin e Maqedonisë, në seancën ku po miratohej ligji i gjuhëve, vërtetojnë se kishte një plan për ripërtëritjen e ngjarjeve të 27 prillit, ku u përgjakët një numër i madhe i deputetëve.

Por, edhe paralajmërimet e kreut të VMRO-së për protesta kundër avancimit të gjuhës shqipe gjatë muajit maj janë dëshmi se do të vazhdojnë përpjekjet për tensione, incidente dhe konflikte.

Këtë situatë, është duke e ndihmuar edhe presidenti i vendit Gorge Ivanov, i cili për çudi refuzon të nënshkruaj një ligj i cili ndihmon bashkëjetesën mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.

Reagimet janë të çuditshme sepse ligji për gjuhët, që avancon përdorimin e shqipet është i cunguar dhe më i vakët se ligji që mundëson përdorimin e gjuhës serbe në Kosovës, komunitet i vogël me pak se 5 për qind.

Nga Lidhja Social Demokrate thonë se VMRO-DPMNE duhet të largohet nga politikat e ndarjeve, konfliktit dhe përçarjeve dhe ta pranon konceptin një shoqëri për të gjithë, kjo është në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve.

“Ka kaluar koha kur përmes patriotizmit të rremë janë shkaktuar tensione në mes qytetarëve, ai koncept që ka krijuar një shtet të ndarë dhe të izoluar tashmë është i humbur, ndërsa Maqedonia ka zgjedhur të ecë përpara si një shoqëri për të gjithë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Në anën tjetër, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se, me miratimin e Ligjit për Gjuhët rrumbullakësohet pjesa normative e Marrëveshjes paqësore të Ohrit e cila është e garantuar nga BE, SHBA, NATO dhe OSBE.

Shoqëria dhe udhëheqësit politik duhet të vijojnë përkushtimin drejt miratimit dhe zbatimit të reformave sistemore si dhe të arritjes së një kompromisi të dinjitetshëm me Greqinë rreth kontestit me emrin.

Nga suksesi i këtyre dy çështjeve varet rruga jonë drejt BE-së dhe NATO-s që mundëson paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet, por edhe mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.