Kur bisedimet mes Greqisë dhe Maqedonisë janë futur në një fazë të rëndësishme, Turqia duket se ka kërkuar të ketë një bazë ushtarake në shtetin maqedonas.
Kjo natyrisht është një lëvizje disi “provokuese” konkretisht ndaj Greqisë, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë përpjekjet diplomatike mes vendeve. Lideri i partisë greke “Reka”, Stavros Teodorakis, në një emisionin në mediat greke deklaroi se presidenti i Turqisë, Taip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, që Turqia të hapë bazë ushtarake në Maqedoni.

Kjo do të jetë si strategji për mbështetjen dhe ndihmën që do t’ia jepte Maqedonisë, transametojmë mediat maqedonase. Edhe Greqia edhe Turqia janë anëtare në NATO-s, por vazhdimisht janë në përballje rreth kufirit detar në Egje dhe për çështjen e Qipros.

“A do të lejojmë që të formohet bazë ushtarake turke në kufirin tonë verior dhe aq afër Selanikut?”, ka pyetur Teodorakis, partia e të cilit ka gjashtë deputetë në Parlament dhe dy në Europarlament. Teodorakis këtë e ka thënë në kontekst të bisedimeve për emrin dhe si mbështetje të angazhimit se problemi duhet sa më shpejt të zgjidhet. Ai ka pasur takim me kryeministrin Aleksis Tipras, me të cilin ka biseduar për nevojën e formimit të Këshillit për Siguri Nacionale.