Shkrimtarit maqedonas Aleksandar Rusjakov, në TV Nova duke folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, deklaroi se platforma shqiptare u paraqit pasi ish drejtori i CIA-s vizitoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas Rusjakov, liderën e partive shqiptare në Maqedoni asnjëherë nuk kanë vepruar të vetëm.

 

“Rama i mblodhi liderët e partive shqiptare dhe u krijuar platforma pas së cilës janë administrata e Obamas dhe Klintonit. Kjo ishte lëvizja e tyre e fundit para se të largohen nga pushteti. Liderët tonë shqiptarë asnjëherë nuk kanë vepruar të vetëm. Asnjëherë nuk kanë folur për ekonominë, çdo herë flasin për çështje shqiptare dhe këtë e bëjnë çdo herë pasi vizitojnë ambasada të huaja, që mendoj se është në dëm të votuesve shqiptarë”, deklaroi Rusjakov./Telegrafi/