Menduh Thaçi pas vendimit të mbrëmshëm të kryesisë që të mos e pranojë dorëheqjen e tij, ka deklaruar se do të futet në bisedime për formimin e qeverisë, në cilësinë e liderit të PDSH, Thaçi ka lajmëruar se do të kërkojë takim me presidentin Ivanov që t`i kërkojë atij mandatin.

Kryesisa qendrore më autorizoi që të filoj bisedimet dhe takimin e parë do e kërkoj me Ivanovin, do kërkoj nga ai që të më jep mandatin, duket qesharake por unë vlerësoj se mund të kërkoj mandadin si gjithë të tjerët.

“Ju informoj se kam qasje serioze kur them se do kërkoj takim me Ivanovin, manipulimi me votat nuk është matematikë por politikë, nëse duam të kuptojmë mirë politikisht atëherë duhet të jemi të hapur dhe serioz në bisedime, kemi krizë politike e cila fillon të thellohet, disa janë të shqetësuar që kriza mund të vazhdojë në suaza etnike dhe duhet të ulemi të bisedojmë dhe të dakordohemi, numrat atëherë nuk janë problem për formimin e qeverisë”, ka thënë kështu Thaçi trasmeton Zhurnal.