Së fundi në botë ka shpërthyer gripi i shpendëve. Kjo çështje ishte tema e emisionit “Alert”, emision i përkushtuar konsumatorëve.

Aktualisht, simptomat e virusit janë shfaqur deri në Kroaci, por në Shqipëri nuk kemi asnjë rast.

Artan Simaku, epidemiolog nga ISHP-ja dhe Esa Karalliu, mjeke veterinere, nga projekti PAZA, thanë se edhe Shqipëria është e rrezikuar për shkak të emigrimit të shpendëve.

Megjithatë, Shqipëria ka një eksperiencë me këtë virus i njohur ndryshe si H5M1. Simaku tha se nuk ka asnjë rast të transmetimit nga shpendët tek njeriu dhe organizatat shëndetësore vlerësojnë se rrisku është shumë i ulët i transmetimit.

/Ora News/