Rean Saiti, kryeredaktor i TV Art Channel në Tetovë, në një intervistë për CIVIL Media, tha se nëse gazetaria praktikohet në mënyrë profesionale dhe gjithmonë në kërkim të së vërtetës, liria e shprehjes, madje edhe liria e medias, janë të garantuara, përcjell Fol.

Në pyetjen e CIVIL se çfarë do të thotë liria e shprehjes, liria e medias dhe aktivizmit, Satiti, duke respektuar standartet e gazetarisë dhe marrja parasysh e fakteve.

”Ne gazetarët, lirinë e shprehjes e kuptojmë si prezantimin e të gjitha fakteve pa hyrë ose fyer dikë apo për të bërë diçka që nuk është në përputhje me standardet e gazetarisë. Kjo nënkupton lirinë për të gjithë gazetarët në nxitjen e gazetarisë hulumtuese, duke vendosur faktet pa asnjë të pavërtetë. Me aktivizëm nënkuptoj aktivizimin e shoqërisë civile dhe vetë gazetarëve për t’u angazhuar në një betejë për kushte më të mira për qytetarët në Maqedoni dhe realizimin e tyre të shpejtë”, ka theksuar Saiti ndër të tjera. /Fol/