Shkruan Qenan ALIU

Thënë shkurt, ideja e ,,MINISHENGENIT BALLKANIK,,nuk është e hedhur nga aktorët politik të Samiti të Ohrit Zaev, Rama dhe Vuçiq.

Çuditërisht kjo ide filloi të përpunohet nga presidenti sërb Alakesandar Vuçiq duke e dakorduar me kryemintrat Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Nuk është se ky projekt nuk është i refuzuar nga politika amerikane dhe ajo gjermane, madje në formë gjysëm të heshtur edhe i mbështetur, por krejt me qëllim se sa këta lider do të mund të shpërfaqin kapacitetet të dialogimit për çështje ekonomike dhe zhvillimore të rajonit.

Ashiqare sot në Ohër u duk se këta protagonist këtë ide më shumë e shesin si të tyre kuptohet për të shpërfaqur liderizmin, por justifikimet e tyre në konferencën për shtyp pa dyshim se ishin dhe dukeshin të zymta, jo bindëse dhe paka shum edhe të rezervuara. Kjo u duk ashiqare nga retorika dhe nga vetë dukja në fytyrat e tyre.

Këta politikanë ndonëse synojnë të emitojnë ,,projektin ,,GRUPI I VISHEGRADIT,, (V4), por duke haruar se ,,V4,, ishin shtete me histori, gjeografi, interese gjeo-politike dhe tradita tjetër fare nga këta të Ballkanit perendimor. Madje ata iniciativën e filluan dhe e zbatuan në momentum të caktuar politik e cila u ndihmoi në rrugëtimin e integrimit të katër vendeve të grupit në fjalë.

Ndërkaq ,,Minishengeni Ballkanik,, ngërthen vende me polarizime të natyrave të ndryshme, aq më tepër kur nga ky projekt nuk bëjnë pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Bosna.

Kryesisht, ky projekt në një të ardhme të afërt do të nxjer në pah të vërtetën dhe cili në fakt është qëllimi i sinqert .

Bashkëpunimi në mes vendeve fqinje në të gjitha fushat është më se i domosdoshëm madje edhe i natyrshëm, por ai duhet të jetë mbi parime të sinqerta dhe të reciprocitetit.

Por duhet theksuar se aktualisht është Sërbia vendi që shpërfaqet lider i këtij projekti ,por e cila ka kontestet politike të pazgjidhura lidhur me njohjen e Kosovës, raportet me Malin e Zi dhe Bosnjën, e që këtë projekt e bënë skajshmërisht të DYSHIMTË.

Megjithate samiti i sotëm është fillimi,mbetet vitin e ardhshëm zbatimi në praktik, duke harmonizuar legjislativën dhe akte të ndryshme. Se ky projekt vërtetë do të jetë në të mirë të rajonit, popujve dhe ekonomisë të vendeve të Ballkanit perendimorë, apo vetëm shkurt mund tju shërbejë vetëm bizneseve konjukturale të protagonistëve vip-të samitit të Ohrit, mbetet që të shihet.