Të enjten në Bosnjë-Hercegovinë mbahet samiti i Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

Shefat e qeverive të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë mbërritur në Sarajevë. Kjo është një fotografi nga darka e tyre jozyrtare të mërkurën në një nga restorantet e kryeqytetit boshnjak.

Përveç temave që do të diskutojnë, samiti merr vëmendje edhe për shkak të vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç. Masat e sigurisë janë të rrepta, pasi mediat raportuan se ndaj tij mund të përgatitej ndonjë atentat.

Vuçiç shkon në këtë samit pas takimit me kancelaren Merkel një ditë më parë në Berlin, ku foli për zhvillimet më të fundit në rajon dhe integrimin europian. Ai tha se bisedimet nuk do të jenë të lehta me homologun e tij boshnjak dhe atë të Kosovës, Mustafa.

Por Vuçiç tha puna e Kryeministrit është për të mbrojtur interesat e vendit të tij dhe për të promovuar bisedime, dialog dhe zgjidhur, me qellim qe tensionet të ulët. Ne samit pritet qe te diskutohet për një sërë projektesh të përbashkëta, që do të financohen nga Bashkimi Evropian si edhe për krijimin e një tregu të përbashkët.

Kryeministrat e Ballkanit perëndimor janë takuar gjatë këtyre viteve të fundit në Berlin dhe Paris, nisme kjo e kancelares Merkel për të ulur tensionet dhe nxitur bashkëpunimin