Audienca e Samitit të grave të G20-ës nuk ka qënë mjaft miqësore me vajzën e parë, Ivanka Trump, e cila në një bashkëbisedim ku të pranishme ishin kancelarja Merkel dhe shefja e FMN-së, Kristine Lagarde, u shpreh se babai i saj është treguar një kampion i vërtetë kur flitet për mbështetjen ndaj vlerave të familjeve amerikane. Kjo deklaratë e vajzës së Presidentit, pati kontestime nga një pjesë e publikut të pranishëm, ndërkohë që moderatorja e diskutimit të hapur, i adresoi edhe një pyetje në lidhje me qëndrimet që babai i saj ka shfaqur ndaj grave, duke ju referuar skandalit të publikuar gjatë fushatës presidenciale.

Vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Ivanka Trump, është pritur me kontestime nga audienca e një bashkëbisedimi të realizuar në kuadër të Samitit të grave të G20-ës, ku u shpreh se babai i saj ka qënë një kampion i vërtetë në promovimin e vlerave të familjes.

Në një panel ku pjesëmarrëse ishin kancelarja Merkel dhe shefja e FMN-së, Kristine La Garge, Ivanka Trump tha se lideri aktual i ShBA-së po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të lulëzuar familjet amerikane.

“Babai im Donald ka qënë një kampion i vërtetë kur flitet për mbështetjen ndaj familjeve dhe në përkrahjen e tyre për të lulëzuar në këtë realitetet të ri”.

Me reagimin e audiencës, moderatorja u detyrua t’a ndërpriste fjalën e Ivanka Trump, për t’i bërë një tjetër pyetje.

“Po e dëgjoni reagimin e audiencës, ndaj duhet tju pyes për një cështje e cila ka të bëjë me qëndrimet që babai juaj ka shfaqur më herët, të cilat vendosin në pikëpyetje, nëse ai është vërtet kaq i angazhuar ndaj grave?”

Përballë kësaj pyetjeje, Ivanka dha një përgjigje me nota diplomatike.

“Sigurisht që i kam parë kritikat në media, por nga ajo që kam parë personalisht, unë mendoj se mijëra gra që kanë punuar me apo për tim atë, kanë mundur që të shfrytëzojnë të gjithë potencialin e tyre dhe kanë gjetur pozicione pune me të njëjtat mudnësi që do t’u jepeshin çdo burri”.

Fushata e Presidentit Donald Trump, pësoi një goditje të rëndë gjatë garës presidenciale, pikërisht për shkak të një materiali filmik, ku Trump përdorte një gjuhë denigruese ndaj grave.

Kjo ishte edhe arsyeja e reagimit me nota kontestuese nga ana e publikut të pranishëm.