Gjiganti i teknologjisë nga Koreja Jugore, Samsung ka lansuar edhe model tjetër të Galaxy S7 Edge.

GSM Arena raporton se Samsungu ka prezantuar përmes faqes zyrtare modelin “Blue Coral Galaxy S7 Edge”. Ai do të jetë në dispozicion në disa tregje të caktuara që nga 1 nëntori.

“Specifikat e detajuara që janë në dispozicion për këtë model do të konfirmohen në secilin treg që ofrohet dhe në zyrat rajonale të Samsungut”, ka bërë të ditur kompania.

Përderisa nuk ka konfirmuar se në cilat vende ai është në dispozicion sipas GSM Arena ai do të lansohet që nga sot në Tajvan dhe SHBA.

1-12

2-6

3-2