Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i SHBA-ve Donald Trump pritet të zhvillojnë një bisedë telefonikë. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i Kremlinit mëngjesin e së shtunës.

Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar për mediat ruse se, telefonata është një domosdoshmëri diplomatike, sipas një raporti të CNN postuar në Twitter.

Zëdhënësi i Putin tha se çarmatimi bërthamor ishte një ide e mirë në koncept, por reduktimet simetrike janë absolutisht të papranueshme dhe të pakuptimta, për shkak të diferencës ndërmjet SH.B.A. dhe rezervave ruse.

Ai gjithashtu tha se Putin do të fillojë një bisedë për heqjen e sanksioneve të SHBA-së në Moskë. Trump javën e kaluar u shpreh hapur për heqjen e disa sanksioneve të vendosura mbi Rusinë nga ish-presidenti Obama.

/Oranews.tv/