Ish-Drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov sonte del nga burgu i “Shuto Orizares”, ku ishte në paraburgim si i dyshuar për rastin e PSP-së “Perandoria”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjyqtarja Vesna Dimishkova e pranoi propozimin e PSP-së për t’i caktuar atij masën e burgut shtëpiak.

Propozimi i PSP-së për caktimin e masës së burgut shtëpiak për Sasho Mijallkovin ishte dorëzuar sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup.