Presidenti i ri i Parlamentit Evropian me një video material sqaron vizitën e tij në Shkup. Ai thotë se institucionet e BE-së e kuptojnë zhgënjimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë pas mos-marrjes së datës për fillimin e negociatave por bën thirrje, veçanërisht deri tek të rinjtë, që të mos dorëzohen nga shpresa për eurointegrimet.

E kuptoj dhe e ndajë bashkë me ju zhgënjimin. Ju i përmbushët të gjitha kriteret, keni bërë punë të shkëlqyer dhe e meritoni dritën e gjelbër për fillimin e negociatave. Për këtë çështje Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian e shprehën mendimin e tyre shumë qartë dhe me shumicë të madhe nga vendet anëtare. Por, këtu nuk është fundi i diskutimit. Parlamenti Evropian, shtëpia e demokracisë evropiane, është me ju. Nuk do të heshtim. Do të bëjmë shtypje të fuqishme për votim në Këshillin e ardhshëm Evropian. Unë kam një kërkesë, veçanërisht deri tek të rinjtë e Maqedonisë së Veriut: U lutem të mos e humbni shpresën. U lutem të mos dorëzoheni nga e ardhmja evropiane – tha David Sasoli, President i Parlamentit Evropian.