SHA ESM ka strategji të orientohet drejtë prodhimit të energjisë elektrike dhe pikërisht për këtë arsye Këshilli drejtues i rekomandoi Qeverisë t’i shqyrtojë mundësitë për tjetërsimin, gjegjësisht shitjen e kompleksit Kodra e Diellit apo formimin e ndërmarrjes publike në të cilën investimi i kompanisë dhe investimi i partnerit të huaj do të thotë investim i ri në Kodrën e Diellit dhe kthimin e sportit për ski në këtë qendër të njohur sportive.

Këtë sot e tha drejtori i SHA ESM Vasko Kovaçevski gjatë përgjigjes në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme në Qeveri.

“Kompania ka ndarë mjete për përgatitjen e një studimi fizibiliteti për Kodrën e Diellit. Është punuar nga një kompani me reputacion që dha udhëzime. Kemi tre mundësi – tradicionale, gjegjësisht shitjen e qendrës për ski, partneritet publik-privat, ose ne si kompani të riinvestojmë. Sot në kolegjiumin e përgjithshëm gjithashtu e kemi shtruar këtë informacion dhe presin gjatë ditëve të ardhshme të dalim konkretisht me informacione të sakta si në vazhdim me Kodrën e Diellit”, tha Kovaçevski.

Përkujtoi se ka përfunduar investimi për teleferikun në vlerë prej 9,5 milionë eurosh.

“Është përfunduar tërësisht, është vendosur teknikisht në funksion dhe pritet shumë shpejtë edhe ta promovojmë edhe të lëshohet në funksion zyrtarisht”, tha Kovaçevski.