Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata qytetarë të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kursyer paratë e tyre në bankën e familemtuar “Eurostandard”.

TV Telma raporton se nga java e ardhshme do të fillojë pagesa e kursimeve. Këtë e konfirmon Fondi i Sigurimit të Depozitave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që menaxheri i falimentimit ta dorëzojë listën e personave fizikë dhe juridikë të cilët kursimet e tyre i kanë në këtë bankë.

Kthimi i kursimeve do të kryet nëpërmjet katë bankave, ndërkaq shuma më e lartë e kthimit do të jetë 30 mijë euro.

Ata të cilët kanë mbi 30 mijë euro kursime, të njëjtat dë t’i marrin nëpërmjet fondit të falimentimit.