Sot në Gjykatën Penale në Shkup janë planifikuar të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Trust” dhe “Tarifa”.

Në lëndën “Trust” të akuzuar janë afaristi Sead Koçan, si dhe dy persona fizik dhe tre juridik. Në seancën e sotme në këtë lëndë duhet të prezantohen dëshmitë e mbrojtjes, ndërsa më pas priten fjalët përfundimtare dhe aktgjykimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit akuzohen për falsifikim të dokumenteve me çka kanë fituar tender prej kompanisë shtetërore ELEM me vlerë prej 17 milionë eurove.

Në lëndën “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Ata akuzohen për blerje joligjore të softuerëve për nevojat e kompanisë, me vlerë prej 4 milionë eurove.