Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Talir” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Lënda “Talir” ka të bëjë me financimin e kundërligjshëm të partisë së VMRO-DPMNE-së për të cilën akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakiesk për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare ” dhe “larje parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar për veprën “larje parash”, Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me akuzën përfshihet edhe VMRO-DPMNE-ja.

Elizabeta Çingarovska nuk do të dënohet sepse ajo u dakordua me PSP, e pranoi fajin dhe u dënua me kusht me dy vjet burg, e cila nuk do të mbahet nëse gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, ato në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar këto para të paguhen në gjiro-llogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.

Seanca e parë për lëndën “Talir” u mbajt më 18 shkurt të këtij vitit, por procesi gjyqësor ende është në fillim dhe tashmë disa muaj po shtyhet për shkak mungesës të ndonjërit prej të akuzuarve apo Këshillit Gjyqësor, por edhe ndërrimin e mbrojtjes dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së , si dhe kërkesa për interpretim autentik të një neni nga Ligji i PSP-së.