Zëdhënësi i ASH-së, Elmir Sejfullai nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka goditur ashpër homologun e tij nga BDI, Bujar Osmanin si  dhe deputetin  Artan Grubi., duke i porositur  se nuk janë mjaftueshëm kredibil për të folur për vizionin për të ardhmen, aq më pak për qeveri reformatore sepse me mendësi nuk bashkëndjenjë atë.

Në Vazhdim reagimi i plotë i zëdhvnësit të ASH-së Elmir Sejfullai:

“Artan Grubi dhe Bujar Osmani nuk janë mjaftueshëm kredibil për të folur për vizionin për të ardhmen, aq më pak për qeveri reformatore sepse me mendësi nuk bashkëndjenjë atë. Nuk heqin nga goja fjalët qeveri, ndërkaq nuk kemi parë ndonjëherë këta dy të jenë të angazhuar për zbatimin e drejtësisë, lirimin e të pafajshmive apo reformat në gjyqësi. Përkundrazi janë këta dy ata që pengojnë ndërtimin e gjyqësisë së pavarur përshkak të involvimit të tyre me strukturat kriminale të VMRO-DPMNE-së. Nuk harrojmë kohën kur njëri bënte skenarin e kalasë ku riheshin shqiptarët, e tjetri bënte zëdhënësin e rregjimit dhe akuzonte familjarët e të arrestuarve të Mostrës se me vetdëshirë janë të kidnapuar! Sot e kësaj dite ata janë të pafajshëm dhe dergjin burgjeve. Apelojmë të lartpërmendurit më pak të merren me politik ditore dhe kariera personale dhe ti kthehen implementimit të agjendës europiane. Qershori i 2018-ës është koha kur duhet të hapim bisedimet për aderim në BE, dështimi në këtë kauzë do të rëndojë mbi BDI-në”/fol.mk