Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanieri, do të qëndrojë në vizitë dyditore në Maqedoni.

Siç është bërë e ditur nga paralajmërimet e kësaj vizite, sekretari Zanieri do të takohet me kryetarin e shtetit, Gjorgje Ivanov, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, dhe me përfaqësuesit e partive parlamentare politike.