“Presidenti Ivanov gjendet në një situatë pa rrugëdalje”, kështu e ka komentuar veprimin e Presidentit Ivanov për t’u shkruar letra liderëve botëror, ish diplomati Goran Rafajllovski.

“Platforma e partive politike shqiptare fare nuk kanos Republikën e Maqedonisë, por bëhet fjalë thjeshtë për një deklaratë politike të subjekteve politike, me qëllim që të ruhet dhe forcohet integriteti i shtetit”, tha ish diplomati Rafajllovski në emisionin’Arena’ në Tv Shenja.
Sipas tij, vlerësimet e Ivanovit janë të gabuara, duke shtuar se dyshon se me çështjen e platformës po luhet një lojë politike