Mendoni se është e pamundur që fytyra juaj të rrezatojë freski edhe pse vitet kalojnë? Ne ju japim disa këshilla që duhet të ndiqni për të patur rezultat në fare pak kohë.

10-Rregulli i dhjetë sekondave masazhim
Për ta bërë lëkurën tuaj të pastër dhe të freskët, përdorni krem hidratues 10 sekonda pas dushit dhe aplikojeni me anë të masazhit.
Çfarë ndodh: Poret e lëkurës hapen pas dushi, kështu që kremi depërton më lehtësisht në shtresat e lëkurës.

9-Masazh i nxehtë me peshqir
Me një peshqir të butë të hedhur më parë në ujë të ngrohtë, mbuloni fytyrën tuaj dhe lehtësisht bëni lëvizje rrethore. Pas 15 minutash hiqeni peshqirin. Aplikoni vaj ushqyes natyral në lëkurë.
Çfarë ndodh: Kjo procedurë rrit qarkullimin e gjakut, hap poret dhe ndihmon lëkurën të marrë frymë.

8-Metoda Jamsu
Një mënyrë origjinale për bërë lëkurën tuaj të duket e butë është metoda Jamsu. Filloni duke vënë në përbërjen dhe shtresën e fytyrës tuaj pudër (pluhur), pastaj futeni fytyrën në një enë me ujë të ftohtë për 15-30 sekonda.
Çfarë ndodh: Pluhuri mbulon fytyrën në mënyrë të njëtrajtshme, duke i dhënë lëkurës një ndjenjë të dallueshme prej kadifeje.

7- Shkumë rroje kundra akneve të fytyrës
Aplikoni shkumën në fytyrën tuaj të pastër dhe lehtësisht masazhojeni atë me majat e gishtave. Mbajeni për 5-10 minuta, dhe pastaj lahuni. Kryeni procedurën një herë ose dy herë në javë.
Çfarë ndodh: Gratë koreane e konsiderojnë shkumën e rrojes së burrave si një nga mënyrat më të mira për të luftuar aknet, sepse ajo ka veti antiseptike.

6- Algat e detit
Algat e detit mund të përdoret si një maskë ushqyese për fytyrën tuaj. Merrni disa fletë, vendosni në ujë të ngrohtë dhe mbajini ato në fytyrë për 15 minuta.
Çfarë ndodh: Algat kanë shumë vitamina dhe përbërës të tjerë antibakterial që kujdesen për lëkurën tuaj dhe ruajnë rininë e saj.

5- Tonik për fytyrën
Receta për këtë tonik për lëkurat problematike është e thjeshtë: hidhni 1 lugë gjelle kripë deti në një gotë me ujë të ngrohtë dhe trazojini mirë. Pas çdo larjeje, fshijeni lëkurën tuaj me pambuk.
Çfarë ndodh: Kripa e detit dezinfekton lëkurën, heq gradualisht dhe zbut zonat e përflakur.

4- Anti-pimple patch
Një hit i vërtetë! Të padukshme në lëkurë, këto arna të vogla pastrojnë fytyrën në disa ditë. Mund të gjenden online.
Çfarë ndodh: Për shkak të përbërjes të veçantë antiseptike, ajo izolon dhe e shëron këtë puçërr, qetëson inflamacionin në kohë rekord – brenda natës në shumicën e rasteve.

3-Qumështi i sojeve
Në Azi, qumështi i sojeve përdoret masivisht në produktet kozmetike, profesionale dhe shtëpiake. Një nga recetat më të vjetra dhe më të lehta është: lagni një peshqir me qumësht soje dhe mbajeni atë në fytyrën tuaj të pastër për rreth 15-20 minuta. Bëjeni një herë ose dy herë në javë dhe do të shihni rezultate të mahnitshme.
Çfarë ndodh: Përbërësit e sojeve normalizojnë funksionimin e gjëndrave dhjamore dhe ushqimin e lëkurës.

2-“Mëndafshi i krimbave”
Mëndafshi i krimbave është përdorur si një ilaç natyral për pastrimin e thellë të lëkurës. Vendoseni në gishtat tuaj dhe masazhoni lëkurën për 10-15 minuta.
Çfarë ndodh: fshikëzat heqin qelizat e ngordhura, stimulojnë rigjenerimin e lëkurës edhe tonin e saj.

1- Limoni
Pritni një limon në gjysmë dhe shtrydheni lëngun në një enë. Hidhni në pambuk limon dhe filloni aplikimin në fytyrë.
Çfarë ndodh: Acidi citrik që përmban limoni heq lëkurën e vdekur, njollat e pigmentimit, vajin e tepërt dhe papastërtitë. Vitamina C pengon prodhimin e melaninës dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Megjithatë, nëse keni lëkurë të ndjeshme, tregohuni të kujdesshëm me limonin.