Një sasi e konsiderueshme armësh dhe plumbash janë sekuestruar sot gjatë bastisjes nga policia në Fshatin e vjetër të Tetovës, në shtëpinë e personit Mitko Dimovski. Në komunikatën e Ministrisë së punëve të Brendshme thuhet se janë sekuestruar 570 plumba të kalibrit 7.62 mm, dy bomba, pistoletë CZ 99 e kalibrit 9 mm të cilën e ka pasur me leje, qindra lloje plumbash me kalibër të ndryshme dhe një snajper të cilën poshtu e ka pasur me leje. Personi është arrestuar dhe mbahet stacionin policor në Tetovë.