Loja e  BDI-së,  nëpërmjet ceremionisë së UT-së  me nderimin që i  bënë Presidentit të Kosovës ku  e shpallën  atë “Doktor për çështje nderi” ka sjellur  edhe reagimin e menjëhershëm të  liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, të cilën e ka quajtur Doctor Comitia Causa (doktor për çështje zgjedhjesh).

Ky çmim vjen në kohën e fushatës zgjedhore të  BDI që nëpërmjet  UT-së  bënë politikë përkëdhelishë, duke dhënë Çmime për të përfituar rastin në kohë të këqija për popullin shqiptar. Ata tashmë, ky pushtet duhet ta ftojnë të vij gjoja për çështje nderi, pasi nderi për to duket se ka shumë rëndësi në këtë kohë kur çështjet politike të tyre kanë mbetur të gjitha të hapura e të lënë pezull, ndërsa në anën tjetër harrojnë se populli këtu vdes përditë nga trysnia e këtij pushteti duke iu dhënë këtij Presidenti të “GAZIT” Doktor për çështje MONTIMESH POLITIKE.

Edhe në politikë, njeriu i këtij pushteti ka aftësinë të ngrihet mbi varësinë e tij nga vullneti, mbi veten si instinktit egoist për të përfituar mbi fatin e këtij populli të përvuajtur, dhe për të fituar pushtet dhe mandate në kurriz të popullit. Pushteti do përpiqet që për fushatat e tij të kthej përmbys dhe nderin dhe moralin, dhe gjoja për çështje nderi ta kthejë nderin në hiçgjë për ta nisur fushatën e për të manipuluar me moralin dhe nderin e këtij populli të lënë në harresë.

Statusi integral në Facebookun e kryetarit të Lëvizjes për Reforma-PDSH shkruan:

Doctor Honoris Causa, në përkthim, Doktor për çështje nderi. Këtë të sotmen ku ta fusim?! Te nderi s’hyn aspak. E para, sepse vjen këtu e bën fushatë. E dyta, sepse nuk na nderon kur vjen dhe të ruajnë njesitë speciale maqedonase me kallashnikov drejtuar shqiptarëve të Dërvenit dhe Tetoves. Prandaj nder patç andej nga vjen, por kësaj të sotshmes i thonë Doctor Comitia Causa (doktor për çështje zgjedhjesh).
P.S. Shpresoj mos i shkoj huq edhe kësaj here UT-së(BDI) dhe shtyhen zgjedhjet sepse në pranverë vështirë të gjejnë ndonjë doktor tjetër COMITIA CAUSA…

img_20161014_233231