Në lidhje me disa informacione se kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe kryeministri Zoran Zaev, janë takuar në lidhje me koalicionet qeveritare, vetë Sela e ka demantuar një gjë të tillë, shkruan Fol.

”Kryeministri ka për detyrë që të bëj qeverinë dhe unë jo. Ngelet që si të vlerësoj se a ka nevojë të takohemi a jo”, ka theksuar Sela për TV 21, duke shtuar shkurt se nuk është takuar me Zaevin. /Fol/