Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, sot është në Shkup për tu takuar me përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Fol.

Vajgl, siç paralajmëroi pres shërbimi qeveritar, do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe me koordinatorët e gru[eve të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski dhe të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi si dhe me Meral Uzeirin nga PDSH-ja.

Eurodeputeti Vajgl në Shkup do të ketë takim me ekspertë të BE-së për projekt të përbashkët të PE-së dhe Kuvendit të Maqedonisë. /Fol/