Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës që mbahet nesër kundër rastit gjyqësor “Monstra”, në cilin prokuroria ka kërkuar dënime të perjetshme për tre të akuzuar.

“ Të dashur vëllezër dhe motra, kur institucionet që ndajnë drejtësinë bien në shërbim të politikanëve që e shtrembërojnë atë duhet të dilet dhë të protestohet,kur liria individuale e dikujt cënohet,ju duhet të mbroni lirinë tuaj duke e mbrojtur lirinë e tjetrit,prandaj me dinjitet dhe në një protestë paqësore, dilni dhe flisni zëshëm” shkruan kreu i ASH, Ziadin Sela.