Shkrim në Facebook nga Osama Muadini, këshilltar në Komunën e Kumanovës nga Aleanca për Shqiptarët

Numri i nxënësve në shkollat fillore për vitin 2020/2021…

SHF Vuk Karaxhiq nga numri i përgjithshëm prej 105 nxënësve, të ndarë në 18 Paralele?!…

SHF Naim Frashëri nga numri i përgjithshëm prej 1211 nxënësve, të ndarë në 55 Paralele?!…

Paramendoni në çfarë kushtesh mësojnë nxënësit shqiptarë në krahasim me ata maqedonas! Prandaj, këtë herë propozova që objekti i SHF VUK KARAXHIQ ti jepet në shfrytzim SHF NAIM FRASHËRI.

Përndryshe, nga numri i përgjithshëm i filloristëve, shqiptarët përbëjnë 36,5% prej tyre.