Aleanca për Shqiptarët sonte ka mbajtur një tubim madhështor në Labunishtë . Lideri i Aleancës, Ziadin Sela është  pritur me këngën e Ismail Qemalit, në  ditën e shpalljes së pavarësisë.

Një numër i jashtëzakonisht i madh i mbështetësve të  Selës e kanë  përqafuar atë  duke i dhënë  mbështetje për zgjedhjet e 15 tetorit.

“Jam i tejet i entuziasmuar nga mbështjetja e juaj. Dua të  bëjë  një  thirrje ndan e atyre që  duan ta ndajnë  popullatës. I bë jë  thirrje Merkos: Tërhequ, se edhe ashtu do të  fitojmë  më  15 tetor. Mi keni kthyer emocionet e vitit 2013 kur së bashku, triumfuam në  zgjedhje”, deklaroi Sela.

Sela tha se dikush më  27 prill tentoi ta  vrasë fizikishtë , ndërsa tani po tentojnë  ta eliminojnë  edhe politikisht. “Por nuk do tia dalin. Sepse populli është  në  anën tonë , populli nuk do ta lejoj këtë.