Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas takimit të sotëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka folur para medias në lidhje me atë se çfarë është biseduar dhe poashtu para gazetarëve ka folur rreth zgjedhjeve lokale, gjegjësisht për koalicionimin me Lëvizjen Besa, njofton Fol.

”Biseduam për situatën politike në vend. Folëm për situatën në rajon, problemet me të cilët përballet Maqedoni, anëtarësimi në NATO dhe BE dhe sfidat me të cilat përballet blloku politik shqiptar”.

Ai më tej ka shtuar se sovrani foli më 15 tetor. Veprimet politike do të jenë të bazuara në bazë të mesazhit që dha sovrani në raundin e parë. Sela ka shtuar se 7 mijë votat e LSDM-së, nuk janë të kundërkandidatit të BDI-së, Ramiz Merko, por janë të LSDM-së dhe nuk i sheh si pengesë votat e LSDM-së në Strugë. Për më shumë ndiqeni videon në vijim. /Fol/