Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me pritjen me lule të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Gostivar. Sipas tij, kjo pritje është provokuese dhe godet nënat dhe fëmijët e dëshmorëve dhe të burgosurëve shqiptarë të Kumanovës e më gjerë.

Ja postimi i plotë:

Si ndjehen vallë!? Nënat e djemve të vrarë. Motrat e vëllezërve të humbur. Gratë e burrave të burgosur në procese të montuara politike. Ç’thonë ata, tek shohin motrat e tyre të shtrojnë me lule rrugën ku kalon njeriu, përgjegjës për gjëmën…

Çfar skemi dëgjuar nga ky palaço prej kryetari komune këto vite. Në të shumtën e rasteve kemi qesh me ktë fatkeqsi tonën të pêrbashkët. Lulet sonte sjanë për te FIXI. Janë për ti thirr mendjes. Ato sjanë lulet e Gostivarit sepse Gostivari është i Lagjes së Trimave, Gostivari është Kumanova dhe e kundërta. Babai i Komandant Shqiponjës është nga Kërçova, Tetova, Struga. Është prej Shkupi. Rexhail Qerimi është nga Gostivari. Është shqiptar, prandaj është në burg.

Gurë dhe Lule, simbolika të kundërta për ne që ndajmë të njëjtin fat. Kumanova dhe Gostivari janë një dhe ju nuk mund ti ndani me show mediatik me regji 24 karateshe.

Jo gurë, jo lule por përgjegjsi.

sela-post-300x212lule1-300x159