Kreu i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela sot ka kërkuar zgjidhjen e problemit me nxënësit shqiptarë të Komunës së Çashkës, të cilët sipas tij nuk gëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë që mësimin ta ndjekin në gjuhën e tyre amtare. Në të kundërtën Sela kërkoi nga ministri i arsimit Arbër Ademi që për shkaqe morale të jap dorëheqje.

“Një dukuri që u bë publike këtyre ditëve lidhur me shkollimin e fëmijëve shqiptarë në Komunë e Çashkës, nxënës që nuk e gëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë, shkollimi në gjuhën amtare. Skandaloz është fakti që këto fëmijë shqiptarë të moshës 6,7,8 vjeçe nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë në gjuhën shqipe. Kërkojmë urgjentisht që Ministria e Arsimit dhe qeveria të bëj një analizë se sa është numri i fëmijëve që nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre për mësim në gjuhën amtare”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sela me këtë rast përkujtoi ministrin e arsimit se nuk është në atë post për të mbrojtur siç u shpreh ai ”të drejtat partisë së tij dhe ti mbroj funksionarët e tij që e shkatërruan arsimin duke filluar nga ai fillor e deri tek universitetet”.

Sela me këtë rast përmedni edhe atë se nuk mban sllogani”një shoqëri për të gjithë”, për shkak se sipas selës nuk mund të jetë një shoqëri për të gjithë derisa dikujt i mohohet e drejta e arsimit në gjuhën amtare.