Sot, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqëruar me nënkryetarin Elmi Aziri, realizoi takim me ambasadorin e Francës, Kristian Timone.

Në këtë takim u diskutua për aktualitetet e fundit politike në Maqedoni, me theks të veçantë për zgjedhjet presidenciale.

Sela informoi ambasadorin Timone, për qëndrimin e ASH, se vendi krahas zgjedhjeve presidenciale duhet të shkojë edhe në zgjedhje parlamentare, me qëllim që vendi të krijojë një shumicë parlamentare që do ta krijonte një qeveri reformuese në aspektin e reformave që vendi duhet ti bëjë që të marrē datë për fillimin e negociatave me BE.

Sela, paraqiti shqetësimet e tija edhe për mos funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë, dhe luftës ndaaj korrupcionit dhe krimit të organizuar, që sipas tij kjo qeveri gjatë kohe e ka paralajmëruar, por nuk po praktohet në praktikë.

Sela, falenderoj angazhimin personal të ambasadorit të Francës, Timone për përkrahjen e të gjitha proceseve të rrugëtimit të Maqedonisë, duke vlerësuar se Franca ka një rol të madh kontribues dhe të pakontestueshëm jo vetëm për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por për gjithë ballkanin perëndimor.